Posts

Mësova gjëra që në të ardhmen t'i ndihmoj ndokuj edhe t'i përdor për vete / I learned things to help others in the future and to use them for myself / Naučio sam stvari kako bih u budućnosti pomagao drugima i koristio ih za sebe - Olti Vrella

Image
Përshëndetje, jam Olt Vrella nga Peja. Vijoj mësimet në Gjimnazi "Bedri Pejani", dhe gjatë kohës së lirë lexoj dhe dal për të ecur nëpër natyrë. Një gjë që më ka interesuar gjithmonë është mënyra se si të tjerët kujdesen për shëndetin mendor. E kur dëgjova që do të mbahej kampi "Headspace", që si temë ishte Shëndeti Mendor, unë pa hezituar aplikova që të isha pjesë. Para se të fillonte kampi unë mendoja se çdo njeri kujdesej për shëndetin mendor në një mënyrë pothuajse të njejtë. Por gjatë tre ditëve të këtij kampi unë mësova shumë gjëra. Pjesëmarrësit/et e këtij kampi mësuan se çfarë do të thotë shëndeti mendor e si ndikon shoqëria në të, por edhe disa metoda për të mbajtur shëndetin mendor sa më mirë.  Disa aktivitete që unë mendoj që janë të rëndësishme janë aktivitetet që kanë si thelb punën në grup, që ndihmojn që pjesmarrësit/et të kuptojn se shëndetin mendor mund ta përmirësojn edhe me ndihmën e të tjerëve. Pasi që përfundoj ky kamp unë kuptova që përmirësimi

Kjo eksperiencë ka pasë ndikim në zhvillimin tim personal dhe profesional / This experience has had an impact on my personal and professional development / Ovo iskustvo je imalo uticaja na moj lični i profesionalni razvoj - Dionis Kollçaku

Image
Përshendetje, unë jam Dionis Kollçaku dhe jam vullnetarë pranë organizatës YMCA Kosovo gati që 5 vite. Kam marrë pjesë gati në të gjitha aktivitetet e organizuara të kësaj organizate, arsyeja kryesore ka qenë sepse e kam parë edhe si mundësi të mirë për përgaditje time personale dhe ka qenë një nga hapësira ku e kam shprehë vetën më së liri e pa u gjykuar nga askush. Edhe pse në kampin e fundit kam qenë vullnetarë dhe jo pjesëmarrës mund të them se ndoshta ka qenë një ndër ekperiencat më unike ku kam kryer punë vullnetare. Pjesa që do e veçoj më shumë është njoftimi i të rinjëve me Shëndetin Mendor, u kisha lakmi këtyre pjesëmarrësve që në moshë kaq të hershme po merrnin informacione mbi këtë temë.  Sesionet ishin të përgaditura në mënyrë të atillë që të rinjtë të ishin të informuar se çka është shendeti mendor, se si duhet të i shfaqnin këto probleme dhe sa e nevojshme ishte që gjatë këtyre periudhave problematike të flisnin me persona të afërt dhe ata të jenë në dijeni për këtë probl

Kampin "Headspace" do ta përshkruaja në dy pjësë : si vend për të diskutuar dhe fituar njohuri bazike mbi shëndetin mendor / I would describe the "Headspace" camp in two parts for curious people: as a place to discuss and gain basic knowledge on mental health / Opisao bih kamp „Headspace“ u dva dela za znatiželjne ljude: kao mesto za diskusiju i sticanje osnovnih znanja o mentalnom zdravlju - Jon Bytyqi

Image
  Unë jam Jon Bytyqi, nxënes i Gjimnazit "Bedri Pejani", hobi im kryesor është argumentimi. Kryesisht në kohen time të lirë shfletoj internetin ose konsumoj, vlersoj dhe diskutoj forma të ndryshme të medias.  Kampin "Headspace" do ta përshkruaja në dy pjësë për personat kureshtar: si vend për të diskutuar dhe fituar njohuri bazike mbi shëndetin mendor, dhe vend për të marrur pjesë në aktivitete sociale apo introspektive nën pranin e një rrethi shoqëror (kryesisht) të rri. Si person që nuk interakton shpesh fizikisht me rrethin shoqëror gjatë pushimeve nga mësimi, kampi shërbej si arsye që të bëj po këtë (siç kishte për qëllim shoku që insistoj të regjistrohem), gjithashtu pse nganjëhere e sikletshme, mendoj që kryesisht ka plotësuar nevojën time, edhe pse natyra ime sigurisht e ka limituar sasinë. Gjatë tre ditëve kaluam një hyerje bazike për shendetin mendor, edhe pse shumicen e kohes nuk u paraqiten gjera të panjohura, arritja kryesore e kampit mendoj që ka qënë d

Këto ditë do i mbaj mend gjithmonë / I will always remember these days / Uvek ću se sećati ovih dana -Eda Hajrizi

Image
Përshëndetje, unë quhem Eda Hajrizi vijoj mësimin në shkollën e mesme të Mjeksisë Pejë. Në kohën e lirë merrem me sport dhe me letërsi.  Unë kam qenë pjesë e kampit HeadSpace për tre ditë rresht, dhe mund të them pa menduar dy herë që kam kaluar shumë mirë, para kampit më është duk ide e mirë të shkoja kur ma sygjeroj shoku im i klasës dhe kur morra më shumë informata rreth kampit, çka më bëri për vete ishte që ky kamp ndihmone të rinjtë/rejat të kuptojnë më mirë botën e tyre dhe të të tjerëve.  Si femijë që rritemi në mentalitetin e Kosovës temat e shëndetit mendor nuk fliten në familjet tona, prandaj mendoj që ky kamp ndihmon shumë tek të rinjtë/rejat dhe tek ndryshimi i mentalitetit tek ne. Aktivitetet e këtij kampi kanë qenë secili më i mirë se tjetri prandaj nuk mund të veçoj ndonjë që më pelqej më shumë, nga shëndeti mendor deri tek aj fizik ne kemi pasur shumë aktivitete të ndryshme dhe koha kalonte shumë shpejt.  Këto ditë do i mbaj mend gjithmonë, si shoqërinë, argëtimin por m

Kampi Headspace më ka jap shumë pozitivitet dhe mundësi për t'u socializuar / Camp Headspace has given me a lot of positivity and opportunities to socialize / Camp Headspace mi je dao puno pozitivnosti i mogućnosti za druženje - Rilind Shala

Image
Unë jam Rilind Shala, shkoj ne shkollën e mesme private “Euro School”, hobi kam tenisin dhe volleyball, kohën e lirë zakonisht e kaloj duke shiku filma dhe duke dëgjuar muzikë.   Kur kam ndegjuar per kampin “Headspace” menjëherë më ka jap atë ndjesinë se do ndihem mirë në qoftë se do të shkoj, kam shkuar dhe vërtetë kam mësuar shumë gjëra të reja, kam marr më shumë informata rreth shëndetit mendor, për të cilat kam pasur nevojë shumë, poashtu më kan jap shumë pozitivitet dhe më ka jap mundesinë që të bëhem më I socializuar.  Më ka pelqyer pjesa se si një kamp I tillë do të ndikoj shumë në të rinjet e sotëm të cilët kanë nevojë shumë që të kenë më shumë informata dhe të kujdesen për shëndetin mendor të tyre. Të shkoj në këtë kamp ka qën vërtetë një eksperiencë e mirë që nuk do ta harroj dhe sigurisht më ka ndihmuar të jem më I përgaditur për të ardhmen time. Poashtu më ka pelqyer pjesa se si jemi socializuar shumë me njëri tjetrin, ka qenë një periudhë e shkurtër por mjaft e mirë për të

Në këtë kamp pos që mësova shumë gjëra pata mundësin edhe të argetohem / In this camp, besides learning a lot, I also had the opportunity to have fun / U ovom kampu, osim što sam mnogo naučio, imao sam priliku i da se zabavim - Erza Rama

Image
 Unë jam Erza Rama, vi nga fshati Zahaq i qytetit të Pejes. Mësimet po i ndjek në shkollën fillore " Haxhi Zeka ".  Hobi im është leximi dhe shetitja me biçikletë.  Gjatë kohës së lirë merrem me hobit e mija, por edhe i vizitoj shoqet e mija dhe të afërmit.   Pjesëmarrja ime në kampin " Headspace ", ka qenë eksperienca e parë në këtë fushë, në fillim kisha emocione dhe mendoja për shumë gjëra rreth kampit, por si herë e parë për mua mendoj që këto tre ditë në kamp kanë përfundu në mënyrën më të mirë të mundshme, falë vajzave të stafit të cilat kanë qenë shumë të përkushtuara ndaj nesh, dhe na kanë dhënë shumë informacione rreth temes së caktuar.   Aktiviteti më i rëndësishëm sipas mendimit tim ka qenë sesioni i Festinës për shëndetin mendor dhe aktiviteti në këndin e artit, ku para kampit nuk dija shumë rreth kësaj teme ndërsa tani pas kampit kam informacionet e nevojshme që çdo i ri duhet t'i ketë dhe do të më nevojiten në të ardhmen time. Në këtë kamp pos që m

Në kampet "Headspace" secili ka pasur mundësinë të shpreh mendimin / In the "Headspace" camps everyone had the opportunity to express their opinion / U kampovima "Headspace" svi su imali priliku da izraze svoje mišljenje - Orgesta Kelmendi

Image
  Unë jam Orgesta Kelmendi. Vijoj mësimet në shkollën “Asdreni” Pejë.  Hobi im është leximi, por në grupin e hobi-ive të mija hyn Basketbolli dhe Arti. Kohën e lirë më pëlqen ta kaloj duke lexuar, më së shpeshti artikuj mjekësorë sepse më tërheq shumë mjekësia dhe arti I mjekimit.  Përveç kësaj leximi I veprave letrare më ndihmon shumë për të pasuruar fjalorin dhe për të reduktuar gabimet në drejtshkrim.  Në disa raste më pëlqen të pikturoj peisazhe natyrore dhe vizatime abstrakte.  Duke qenë kryetare në Asamblenë Komunale të Fëmijëve dhe duke pasur grupmoshën e duhur kam marrë pjesë në kampet “Headspace” të mbajtura nga organizata “Ymca”.  Kampi tre ditor “Headspace” ka qenë një hapësirë shumë e mirë për të krijuar shoqëri të re e njëkohësisht duke marrë informacione dhe të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin mendor.  Pjesa e sesioneve më ka pëlqyer shumë sepse secili ka pasur mundësinë të shpreh mendimin për çështje të caktuara rreth shëndetit mendor. Përmes lojërave dhe aktiviteteve