Posts

Showing posts from September, 2021

Mësova gjëra që në të ardhmen t'i ndihmoj ndokuj edhe t'i përdor për vete / I learned things to help others in the future and to use them for myself / Naučio sam stvari kako bih u budućnosti pomagao drugima i koristio ih za sebe - Olti Vrella

Image
Përshëndetje, jam Olt Vrella nga Peja. Vijoj mësimet në Gjimnazi "Bedri Pejani", dhe gjatë kohës së lirë lexoj dhe dal për të ecur nëpër natyrë. Një gjë që më ka interesuar gjithmonë është mënyra se si të tjerët kujdesen për shëndetin mendor. E kur dëgjova që do të mbahej kampi "Headspace", që si temë ishte Shëndeti Mendor, unë pa hezituar aplikova që të isha pjesë. Para se të fillonte kampi unë mendoja se çdo njeri kujdesej për shëndetin mendor në një mënyrë pothuajse të njejtë. Por gjatë tre ditëve të këtij kampi unë mësova shumë gjëra. Pjesëmarrësit/et e këtij kampi mësuan se çfarë do të thotë shëndeti mendor e si ndikon shoqëria në të, por edhe disa metoda për të mbajtur shëndetin mendor sa më mirë.  Disa aktivitete që unë mendoj që janë të rëndësishme janë aktivitetet që kanë si thelb punën në grup, që ndihmojn që pjesmarrësit/et të kuptojn se shëndetin mendor mund ta përmirësojn edhe me ndihmën e të tjerëve. Pasi që përfundoj ky kamp unë kuptova që përmirësimi

Kjo eksperiencë ka pasë ndikim në zhvillimin tim personal dhe profesional / This experience has had an impact on my personal and professional development / Ovo iskustvo je imalo uticaja na moj lični i profesionalni razvoj - Dionis Kollçaku

Image
Përshendetje, unë jam Dionis Kollçaku dhe jam vullnetarë pranë organizatës YMCA Kosovo gati që 5 vite. Kam marrë pjesë gati në të gjitha aktivitetet e organizuara të kësaj organizate, arsyeja kryesore ka qenë sepse e kam parë edhe si mundësi të mirë për përgaditje time personale dhe ka qenë një nga hapësira ku e kam shprehë vetën më së liri e pa u gjykuar nga askush. Edhe pse në kampin e fundit kam qenë vullnetarë dhe jo pjesëmarrës mund të them se ndoshta ka qenë një ndër ekperiencat më unike ku kam kryer punë vullnetare. Pjesa që do e veçoj më shumë është njoftimi i të rinjëve me Shëndetin Mendor, u kisha lakmi këtyre pjesëmarrësve që në moshë kaq të hershme po merrnin informacione mbi këtë temë.  Sesionet ishin të përgaditura në mënyrë të atillë që të rinjtë të ishin të informuar se çka është shendeti mendor, se si duhet të i shfaqnin këto probleme dhe sa e nevojshme ishte që gjatë këtyre periudhave problematike të flisnin me persona të afërt dhe ata të jenë në dijeni për këtë probl

Kampin "Headspace" do ta përshkruaja në dy pjësë : si vend për të diskutuar dhe fituar njohuri bazike mbi shëndetin mendor / I would describe the "Headspace" camp in two parts for curious people: as a place to discuss and gain basic knowledge on mental health / Opisao bih kamp „Headspace“ u dva dela za znatiželjne ljude: kao mesto za diskusiju i sticanje osnovnih znanja o mentalnom zdravlju - Jon Bytyqi

Image
  Unë jam Jon Bytyqi, nxënes i Gjimnazit "Bedri Pejani", hobi im kryesor është argumentimi. Kryesisht në kohen time të lirë shfletoj internetin ose konsumoj, vlersoj dhe diskutoj forma të ndryshme të medias.  Kampin "Headspace" do ta përshkruaja në dy pjësë për personat kureshtar: si vend për të diskutuar dhe fituar njohuri bazike mbi shëndetin mendor, dhe vend për të marrur pjesë në aktivitete sociale apo introspektive nën pranin e një rrethi shoqëror (kryesisht) të rri. Si person që nuk interakton shpesh fizikisht me rrethin shoqëror gjatë pushimeve nga mësimi, kampi shërbej si arsye që të bëj po këtë (siç kishte për qëllim shoku që insistoj të regjistrohem), gjithashtu pse nganjëhere e sikletshme, mendoj që kryesisht ka plotësuar nevojën time, edhe pse natyra ime sigurisht e ka limituar sasinë. Gjatë tre ditëve kaluam një hyerje bazike për shendetin mendor, edhe pse shumicen e kohes nuk u paraqiten gjera të panjohura, arritja kryesore e kampit mendoj që ka qënë d

Këto ditë do i mbaj mend gjithmonë / I will always remember these days / Uvek ću se sećati ovih dana -Eda Hajrizi

Image
Përshëndetje, unë quhem Eda Hajrizi vijoj mësimin në shkollën e mesme të Mjeksisë Pejë. Në kohën e lirë merrem me sport dhe me letërsi.  Unë kam qenë pjesë e kampit HeadSpace për tre ditë rresht, dhe mund të them pa menduar dy herë që kam kaluar shumë mirë, para kampit më është duk ide e mirë të shkoja kur ma sygjeroj shoku im i klasës dhe kur morra më shumë informata rreth kampit, çka më bëri për vete ishte që ky kamp ndihmone të rinjtë/rejat të kuptojnë më mirë botën e tyre dhe të të tjerëve.  Si femijë që rritemi në mentalitetin e Kosovës temat e shëndetit mendor nuk fliten në familjet tona, prandaj mendoj që ky kamp ndihmon shumë tek të rinjtë/rejat dhe tek ndryshimi i mentalitetit tek ne. Aktivitetet e këtij kampi kanë qenë secili më i mirë se tjetri prandaj nuk mund të veçoj ndonjë që më pelqej më shumë, nga shëndeti mendor deri tek aj fizik ne kemi pasur shumë aktivitete të ndryshme dhe koha kalonte shumë shpejt.  Këto ditë do i mbaj mend gjithmonë, si shoqërinë, argëtimin por m

Kampi Headspace më ka jap shumë pozitivitet dhe mundësi për t'u socializuar / Camp Headspace has given me a lot of positivity and opportunities to socialize / Camp Headspace mi je dao puno pozitivnosti i mogućnosti za druženje - Rilind Shala

Image
Unë jam Rilind Shala, shkoj ne shkollën e mesme private “Euro School”, hobi kam tenisin dhe volleyball, kohën e lirë zakonisht e kaloj duke shiku filma dhe duke dëgjuar muzikë.   Kur kam ndegjuar per kampin “Headspace” menjëherë më ka jap atë ndjesinë se do ndihem mirë në qoftë se do të shkoj, kam shkuar dhe vërtetë kam mësuar shumë gjëra të reja, kam marr më shumë informata rreth shëndetit mendor, për të cilat kam pasur nevojë shumë, poashtu më kan jap shumë pozitivitet dhe më ka jap mundesinë që të bëhem më I socializuar.  Më ka pelqyer pjesa se si një kamp I tillë do të ndikoj shumë në të rinjet e sotëm të cilët kanë nevojë shumë që të kenë më shumë informata dhe të kujdesen për shëndetin mendor të tyre. Të shkoj në këtë kamp ka qën vërtetë një eksperiencë e mirë që nuk do ta harroj dhe sigurisht më ka ndihmuar të jem më I përgaditur për të ardhmen time. Poashtu më ka pelqyer pjesa se si jemi socializuar shumë me njëri tjetrin, ka qenë një periudhë e shkurtër por mjaft e mirë për të

Në këtë kamp pos që mësova shumë gjëra pata mundësin edhe të argetohem / In this camp, besides learning a lot, I also had the opportunity to have fun / U ovom kampu, osim što sam mnogo naučio, imao sam priliku i da se zabavim - Erza Rama

Image
 Unë jam Erza Rama, vi nga fshati Zahaq i qytetit të Pejes. Mësimet po i ndjek në shkollën fillore " Haxhi Zeka ".  Hobi im është leximi dhe shetitja me biçikletë.  Gjatë kohës së lirë merrem me hobit e mija, por edhe i vizitoj shoqet e mija dhe të afërmit.   Pjesëmarrja ime në kampin " Headspace ", ka qenë eksperienca e parë në këtë fushë, në fillim kisha emocione dhe mendoja për shumë gjëra rreth kampit, por si herë e parë për mua mendoj që këto tre ditë në kamp kanë përfundu në mënyrën më të mirë të mundshme, falë vajzave të stafit të cilat kanë qenë shumë të përkushtuara ndaj nesh, dhe na kanë dhënë shumë informacione rreth temes së caktuar.   Aktiviteti më i rëndësishëm sipas mendimit tim ka qenë sesioni i Festinës për shëndetin mendor dhe aktiviteti në këndin e artit, ku para kampit nuk dija shumë rreth kësaj teme ndërsa tani pas kampit kam informacionet e nevojshme që çdo i ri duhet t'i ketë dhe do të më nevojiten në të ardhmen time. Në këtë kamp pos që m

Në kampet "Headspace" secili ka pasur mundësinë të shpreh mendimin / In the "Headspace" camps everyone had the opportunity to express their opinion / U kampovima "Headspace" svi su imali priliku da izraze svoje mišljenje - Orgesta Kelmendi

Image
  Unë jam Orgesta Kelmendi. Vijoj mësimet në shkollën “Asdreni” Pejë.  Hobi im është leximi, por në grupin e hobi-ive të mija hyn Basketbolli dhe Arti. Kohën e lirë më pëlqen ta kaloj duke lexuar, më së shpeshti artikuj mjekësorë sepse më tërheq shumë mjekësia dhe arti I mjekimit.  Përveç kësaj leximi I veprave letrare më ndihmon shumë për të pasuruar fjalorin dhe për të reduktuar gabimet në drejtshkrim.  Në disa raste më pëlqen të pikturoj peisazhe natyrore dhe vizatime abstrakte.  Duke qenë kryetare në Asamblenë Komunale të Fëmijëve dhe duke pasur grupmoshën e duhur kam marrë pjesë në kampet “Headspace” të mbajtura nga organizata “Ymca”.  Kampi tre ditor “Headspace” ka qenë një hapësirë shumë e mirë për të krijuar shoqëri të re e njëkohësisht duke marrë informacione dhe të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin mendor.  Pjesa e sesioneve më ka pëlqyer shumë sepse secili ka pasur mundësinë të shpreh mendimin për çështje të caktuara rreth shëndetit mendor. Përmes lojërave dhe aktiviteteve

Mësova se sa mund te kemi ndikim te rrethi jonë shoqëror / I learned how much impact we can have on our social circle / Naučio sam koliki uticaj možemo imati na naš društveni krug - Klea Beqiri

Image
  Përshëndetje, unë jam Klea Beqiri. Sapo kam përfunduar shkollën e Mesme të Ulët në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Hobi im është leximi dhe gjatë kohës së lirë dëgjoj muzikë. Në kampin Headspace jam ndjerë shumë mirë, para se të filloja kampin nuk kisha informacione për Shëndetin mendor si dhe menaxhimin e tij. Pas kampit mësova për Shëndetin Mendor dhe se sa me rëndësi është që ne të kujdesemi për të. Mësova edhe se sa mund te japim kontribut social, dhe sa mund te kemi ndikim te rrethi jonë shoqëror për Shendet Mendor. Sesioni që më ka lënë pershtypje ka qenë sesioni i parë dhe i dytë, pasi që shumë gjera kanë qenë gjëra që përshtateshin me jetën e përditshme dhe gjërat që ne ballafaqohemi çdo ditë me to. Diçka që nuk do të harrojë është mënyra se si do ta vëreja personin qe ka probleme me Shëndetin Mendor, dhe se sa do të jem e gatshme për menaxhimin e një situate të tillë. Çdo pjesëmarrës në këtë kamp ishte shumë social dhe i afërt, poashtu mjaft bashkëpunues, unë mësova s

Përmes secilit aktivitet kemi mësuar diçka të re / Through each activity we have learned something new / Kroz svaku aktivnost naučili smo nešto novo - Flandra Nikqi

Image
Unë jam Flandra, shkojë në shkollën fillore “Dardania” në Pejë.  Si hobi mund të them se kam fotografinë, më pëlqen të fotografojë peisazhe, objekte e gjëra të tjera. Kohën e lirë e shfrytëzojë në mënyra të ndryshme, si duke mësuar, duke dëgjuar muzikë apo edhe duke shikuar një film.  Kam dalluar një ndryshim të madh tek vetja pasi që kam marrë pjesë në kampin e "Headspace". Kam mësuar se si mund të kënaqemi me persona qe nuk i kemi njohur më parë. Gjatë tre ditëve të kampit kam mësuar shumë. Temat poashtu më kanë pëlqyer dhe e kam të vështirë të zgjedh njërën si më favoriten. Por si temë më e rëndësishme, që më ka bërë edhe kureshtare ka qenë sesioni i fundit në lidhje me terapinë e artit i cili ishte informacion i ri për mua.  Çdo moment apo aktivitet të këtij kampi do e mbajë mend përgjithmonë sepse përmes secilit aktivitet kemi mësuar diçka të re që ka pasur kuptim dhe shpesh na është lidhur me jetët tona private. Sa për pjesëmarrësit, të gjithë/a e kanë shtuar dëshirën p

Në kamp ishim të lirë dhe pa komplekse / In the camp we were free and without complexes / U kampu smo bili slobodni i bez kompleksa -Adea Goqi

Image
Unë jam Adea Goqi, shkoj në shkollen e muzikës ‘Halit Kasapolli’ në Pejë.  Hobi kam leximin dhe gjatë kohës së lirë dal me shoqërinë.  Për kampin u njoftova në YMCA, pasi që ka një kohë që jam pjesë e programeve të ndryshme të kësaj organizate.  Gjatë kohës që kemi qenë në kamp shoqëria aty po ashtu edhe stafi përgjegjës na bëri që të ishim të lirë dhe pa komplekse. Pjesa e sesioneve ishte diçka shumë e rëndësishme për mua pasi që u prekën disa tema të cilat nuk i kemi mësuar më parë në një format të tillë. Mësuam se si karakteri i jonë është i ndërtuar që nga fëmijëria dhe kjo pa vetëdijen tonë, ndërsa aktivitetet e patën rëndësin e tyre sepse na mësuan se si të punonim si grup. Pjesa e karaokes ishte diçka që unë do të mbajë kujtim gjithmonë pasi që këndova me mikrofon vetëm para personave të cilët i njihja për shumë pak kohë. Disa nga pjesëmarrësit ishin poashtu pjesë e YMCA-së edhe më parë, por pjesën tjetër isha shumë me fat që i njoftova dhe po vazhdoj të mbaj kontakt me ta. I am

Kampi ndikoi në rritjen dhe zhvillimin e personalitetit tim / The camp influenced the growth and development of my personality / Kamp je uticao na rast i razvoj moje ličnosti - Erenisa Çeku

Image
  Unë jam Erenisa Çeku, nxënëse e Gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë.  Më pëlqen shumë të dal me shoqëri, të vizitoj vende të reja mirëpo përveç këtyre kam një pasion të madh për Fitnessin dhe kujdesin ndaj trupit dhe mendjes e poashtu zakonisht kohë e lirë e kaloj në YMCA.  YMCA është edhe vendi ku unë u informova rreth Kampit “Headspace” dhe ndihesha shumë e intriguar që të isha pjesë e kampit.   Në fillim nuk besoja se një eksperiencë tre ditore do të më ndryshonte përceptimin rreth shumë gjërave, mirëpo si përfundim ashtu ndodhi. Gjatë tre ditëve në kamp, sesioni i parë informues rreth shendetit mendor dhe ndertimi i tendave ishin ato të cilat më ndihmuan të kuptoj më mirë punën në grup dhe proceset të cilat ndikojnë në shëndetin tim mendor.   Njohuritë e reja nuk janë e vetmja gjë që fitova nga Kampi “ Headspace”. Komunikimi me pjesëmarrësit/set e tjerë/a më bëri të kuptoj se si bashkëveprimi dhe shkëmbyerja e mendimeve me të tjeret, ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e personaliteti

Në kampin Headspace krijova shoqëri të pa harrueshme / At Camp Headspace I made unforgettable friendships / U Headspace Campu stekao sam nezaboravna prijateljstva - Dorina Doda

Image
  Unë jam Dorina Doda, vijoi shkollën në Gjimanzin "Vëllezërit Frashëri" Deçan. Gjatë kohës së lirë zakonisht lexoj libra lidhur me astrologjinë, mitologjinë greke dhe politikën e jashtme. Koha para kampeve ka qenë një kohë me stres për ne sepse ishte fundi i procesit mësimor, për këtë, kampi ishte një mundësi e relaksimit, mësimit dhe argëtimit.  Gjatë këtyre tri ditëve përmes sesioneve dhe lojërave të ndryshme kemi mësuar rreth shëndetit mendor, rëndësisë dhe rolit që ai luan në jetën tonë.  Aktiviteti që më pëlqeu më së shumti ishte shënimi në letër se çka marrim dhe japim nga shoqëria, pasi që ishin kritere që tregonin karakteristika individuale në lidhje me shoqërinë dhe grupet e ndryshme ku socializohemi. Kujtimi më i bukur nga këto tre ditë që u shoqëruam me persona që nuk ishin nga rrethi i jonë, poashtu ishin edhe pikturat që ne punuam sepse tregonin karakterin, anën emocionale dhe mendore tonën, duke folur se çka kishim vizatuar gjetëm pikat e përbashkta dhe persona

Kampi Headspace më ndryshoji pikëpamjet / Camp Headspace changed my point of view / Head Space je promenio moje poglede -Rona Kingji

Image
Përshëndetje unë jam Rona Kingji,17 vjecare. Jam nxënëse e Gjimnazit “Bedri Pejani”- Pejë.  Jam një njeri që kohën e lirë e kaloj duke bërë punë vullnetare dhe duke qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme siq ishte kampi i ‘Headspace’. Ky kamp tre ditor ishte një ndër eksperiencat më të mira të jetës sime. U ndava prej këtij kampi më e ditur, gëzuar por edhe duke u ndjerë bosh. Diturin e morra nga sesionet dhe informatat e interpretuara ligjeruesja. Gëzimin e morra nga shokët dhe shoqet e reja të cilët njoftova por edhe nga lojrat e shumta fantastike që ma nxorrën në pah edhe anën time kompetitive. Dhe së fundmi boshllëku erdhi si rrjedhojë e përfundimit të kësaj eksperience që më ndryshoi shumë pikpamje mbi njerëzit të cilët më rrethojnë.  Ndryshimi ktyre pikpamjeve u fitua falë sesioneve edukative të cilat na u prezantuan. Njëri prej tyre dhe gjithashtu i preferuari im ishte mbi terapin e artit dhe terapin e lojës ku ne mësuam se sa kanë rëndësi detajet e vogla e shumë gjera të tjera t