Mësova gjëra që në të ardhmen t'i ndihmoj ndokuj edhe t'i përdor për vete / I learned things to help others in the future and to use them for myself / Naučio sam stvari kako bih u budućnosti pomagao drugima i koristio ih za sebe - Olti Vrella
Përshëndetje, jam Olt Vrella nga Peja. Vijoj mësimet në Gjimnazi "Bedri Pejani", dhe gjatë kohës së lirë lexoj dhe dal për të ecur nëpër natyrë. Një gjë që më ka interesuar gjithmonë është mënyra se si të tjerët kujdesen për shëndetin mendor. E kur dëgjova që do të mbahej kampi "Headspace", që si temë ishte Shëndeti Mendor, unë pa hezituar aplikova që të isha pjesë. Para se të fillonte kampi unë mendoja se çdo njeri kujdesej për shëndetin mendor në një mënyrë pothuajse të njejtë. Por gjatë tre ditëve të këtij kampi unë mësova shumë gjëra. Pjesëmarrësit/et e këtij kampi mësuan se çfarë do të thotë shëndeti mendor e si ndikon shoqëria në të, por edhe disa metoda për të mbajtur shëndetin mendor sa më mirë. Disa aktivitete që unë mendoj që janë të rëndësishme janë aktivitetet që kanë si thelb punën në grup, që ndihmojn që pjesmarrësit/et të kuptojn se shëndetin mendor mund ta përmirësojn edhe me ndihmën e të tjerëve. Pasi që përfundoj ky kamp unë kuptova që përmirësimi...